Fier, gjendja skandaloze në fshatin Mbyet, mungon infrastruktura

Është vetëm 4 kilometër nga Fieri, por është lënë në mëshirë të fatit. Fshati Mbyet në Fier prej vitesh vuan për ujë dhe për një shkollë që fëmijët e tyre të mësojnë pa u strapacuar. Fëmijëve të këtij fshati u duhet të ecin me këmbë çdo ditë nga 8 km pasi nuk kanë shkollë në fshatin e tyre, por as mjet transporti për ti dërguar në qytet. Banorët i bëjnë thirrje shtetit që të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje.

Fshati Mbyet është vetëm 4 kilometër  nga qendra e qytetit të Fierit, por është harruar nga pushteti lokal.  Janë 2 mijë banorë të këtij fshati që fëmijët e tyre detyrohen t’i dërgojnë në shkollë në qytet, pasi shkolla e fshatit të tyre është tërësisht e shkatërruar. Banorët thonë se shkolla kishte vite që ishte degraduar, por këtë vit shkolla ishte mbyllur totalisht. Problem tjetër është edhe mungesa e ujit të pijshëm, por edhe sistemimi i ujërave të zeza.

“Fshati Mbyet, siç e ka emrin ashtu është i mbytur për shkollën, ujë, rrugën , kanalet, ka që në 1990. Fëmijët i çojmë në lagjen Kastriot, se shkolla që kemi këtu nuk ka as ujë, as banjë, as dyer, as dritare”, thotë një banor për Report Tv.

“S’ka as shkollë,  as ambulancë, një ambulance që është më shumë rri mbyllur sesa hapur, i çojmë në Fier nëse sëmuren”, tha një tjetër banor për Report Tv.

Fëmijët detyrohen të ecin me këmbë çdo ditë nga 8 kilometër vajtje ardhje, pasi nuk kanë as mjet transporti që i çon dhe kthen nga shkolla për në fshat.

“Ne mësojmë në Fier dhe ikim në këmbë, lodhemi shumë, është shumë larg për ne”, komunikoi një fëmijë për Report Tv.

Pavarësisht afërsisë që ky fshat ka me qytetin dhe  drejtuesit lokal, por edhe deputetet e zonës banorëve u gjejnë derën vetëm në kohë fushate, por sapo përfundojnë zgjedhjet gjithçka kthehet si më parë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njetri: 06/05/2018 05:19

    Ore qe gjendja eshte e keqe e pranoj po mos genjeni qe veni me kem se keni autobuz cdo gjys ore..te gjitha fshatrat e fierit kan autobuz

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Vrasja e Zelenskyt supozohej të ishte ‘dhurata’ për Putin! Sulm rus në shkallë të gjerë në Ukrainë, raketa dhe dronë kundër qyteteve

Lufta/ Vrasja e Zelenskyt supozohej të ishte ‘dhurata’ për Putin! Sulm rus në shkallë të gjerë në Ukrainë, raketa dhe dronë kundër qyteteve