FIER - Gjykata e Fierit ka lënë në burg 22-vjeçarin Kristjan Binjaku, i cili akuzohet se tre dite më parë është kapur nga poalicia pasi ishte duke rrëmbyer një vajzë të mitur. Seanca është zhvilluar në gjykatën e Fierit, ndërsa i pandehuri nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Burime nga gjykata, kanë bërë të ditur se, Binjaku akuzohet për rrëmbimin e një vajze të mitur, por është kapur në flagrancë nga efektivi i policisë, Bledar Naçi. Gjatë seancës, prokuroria kërkoi që ndaj të pandehurit të jepej masa e sigurisë, “arrest me burg”, kërkesë që gjykata e miratoi.
I pandehuri, Kristian Binjaku, nuk ka komentuar dhe ska dhënë asnjë deklaratë për gjykatën, duke zgjedhur të heshtë. Nga ana e tij, avokati mbrojtës hodhi poshtë akuzat e ngritura nga prokuroria, duke deklaruar se, klienti i tij nuk e ka kryer këtë vepër penale.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com