Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi goditi me grushte avokatin pas seancës gjyqësore për çështje pronësie.

Palët u konfliktuan me njëra-tjetrën ndërsa u përfshi edhe avokati i identifikuar si E.S., 37 vjeç.

Ndërkohë është vënë nën hetim në gjendje të lirë edhe 70-vjeçari i identifikuar si J.V., për veprën penale "Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit".

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 12:40 në ambientet e jashtme të gjykatës.