FIER - Policia e Fierit ka arrestuar 25-vjeçarin Admir Mullaiu nga fshati Portez dhe 21-vjeçarin, Romeo Meton nga Fieri, të cilët iu grabitën një motoçikletë dy personave mesnatën e djeshme në hyrje të qytetit të Fierit, në fshatin Sheq i Madh.
 
Nën kërcënimin e armës ata kanë ndaluar motorin dhe e kanë marrë atë, por vetëm mbas 20 minutash janë kapur nga policia së bashku me armën që përdorën për grabitjen.
 
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)