Dhuna në familje është një fenomen prezent në shoqërinë tonë. Policia e Fierit raportoi sot për 3 denoncime të ngjarjeve të tilla. Ndërkohë që një 16 vjeçar dhe 2 të mitur 13 vjeçarë vodhën një makinë.
Një 33 vjeçare është arrestuar në Fier pasi akuzohet se ka goditur me thikë bashkëshortin e saj. Ndërkohë në Lushnje u ndalua një 42 vjeçar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Një e moshuar, 69 vjeçare ka denoncuar se vajza e saj 35 vjeçe është larguar nga banesa prej 17 gushtit dhe nuk është kthyer më.
“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja H. Sh., 69 vjeçe, se më datë 17.08.2023, është larguar nga banesa, vajza e saj 35 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 35-vjeçares” thuhet në njoftimin e policisë.
Po në Fier u arrestua një 16 vjeçar, pasi në bashkëpunim me 2 fëmijë 13 vjeçarë, ka vjedhur automjetin e shtetasit A. S. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.