Fier,i burgosuri 22-vjeçar në prag
 të vdekjes, familjarët: Lirojeni!

Fier,i burgosuri 22-vjeçar në prag<br /> të vdekjes, familjarët: Lirojeni!
FIER - 22-vjeçari Artur Meçe pak kohë më parë u dënua nga drejtësia me 5 vite për armëmbajtje pa leje. Pas përkeqësimit të shëndetit, i  riu që vuan dënimin në burgun e sigurisë se lartë ne Fier u diagnostikua me sëmundjen e kancerit. Në një protestë familjarët i kërkojnë presidentit lirimin e Arturit. Thirrjes te tyre i janë bashkuar dhe bashkëvuajtësit e 22-vjeçarit në këtë burg, duke refuzuar vaktet e ushqimit.
...
Familja Meçe nga Mbrostari i Fierit kërkon lirimin e djalit 22-vjeçar nga burgu, pasi ai rezulton i sëmurë me kancer. Artur Meçe vuan dënimin me 5 vite për armëmbajtje pa leje në burgun e sigurisë së lartë në Fier. Të afërmit të mbështetur edhe nga banorë të fshatit Mbrostar i bëjnë apel institucioneve të burgjeve dhe Presidentit të Republikës, që i riu ti kalojë ditët e mbetura pranë familjes.

Nëna e 22 vjeçarit, Mimoza Meçe tregon se doktorët e kanë diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Gjyshërit e të riut kërkojnë që nipi të kthehet në shtëpi, të paktën një muaj për tu çmallur me njerëzit e tij.

Ndërkohë, mësohet se edhe të dënuar të tjerë në burgun e Fierit janë solidarizuar me këtë kërkesë. Ata nuk pranojnë të marrin vaktet e ushqimit deri sa t’i jepet leje 22-vjeçarit të sëmurë me kancer.

Në një reagim të sajin, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se për këtë kërkesë ka vënë në dijeni Gjykatën dhe Prokurorinë dhe familjarët janë sqaruar për situatën. Po ashtu drejtoria sqaron se Artur Meçi nuk ka pranuar të hospitalizohet në Spitalin e Burgjeve, por në shtëpi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve