FIER- Një 27-vjeçar Roskoveci i Fierit ka humbur jetën pasi është goditur me thikë nga një bashkëfshatar i tij pas një grindje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suk në Fier, rreth orës 18:00.
27-vjeçari, Kastriot Toska u godit dy herë me thikë nga bashkëfshatari i tij, Tomorr Kaso, duke marrë si pasojë plagë të rëndë.
I riu u dërgua me urgjencë në spitalin e Fierit, ku edhe ndërroi jetë, pasi nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra.
Policia arrestoi në qytetin e Fierit në një banesë të braktisur, autorin e ngjarjes Tomorr Kaso, 30 vjeç.
Arrestimi i 30-vjeçarit u bë pasi akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje”, pasi dyshohet se pas një konflikti, për motive të dobta, në një lokal në fshatin Suk 2 Fier.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së rrethit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com