FIER - Dy arrestime sot në Fier për vjedhje të mijëra litrave naftë, flasifikim vulash, stampash ose formularësh, të kryera në bashkëpunim.
Kjo pas një pune 1-mujore dhe operacionit të koduar “Petorlium - 3” nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, e cila ka ndaluar dy vetë: Sabaudin Kasa, 48 vjeç, banues në Patos- Fier dhe Shefqet Kasa, 58 vjeç, banues në Fier, administrator i subjektit Kasa.
Sot në dalje të qytetit Fier, është ndaluar nga policia shtetasi Sabaudin Kasaj, 48 vjeç, banues në Patos, i cili drejtonte autobotin me targa FR 5662. Nga kontrolli ka rezultuar se lënda djegëse që ndodhej në autobot nuk ishte e llojit solar, siç ishte përshkruar në faturën tatimore të shitjes, por naftë bruto, e cila dyshohet se është vjedhur në puset e kompanisë shtetërore Albpetrol sh.a.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar autoboti, po kështu është bërë edhe bllokimi i subjektit privat “Kasa” me administrator shtetasin Shefqet Kasa, edhe ky i ndaluar nga policia. Brenda këtij ambjenti u bllokuan edhe një autobot tjetër, si dhe një sasi e konsiderueshme lënde djegëse naftë bruto, rreth 42.000 litra.
Policia ndërkohë vazhdon punën e mëtejshme për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com