Një 42-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi është kapur duke vjedhur një banesë. Policia ka arrestuar shtetasin Lefter Meruko, banues në Pogradec, i cili rezulton i dënuar dhe më parë për vjedhje.

42-vjeçari është kapur ‘mat’ nga policia brenda banesës së 46-vjeçarit J. Gj., i cili aktualisht është me banim në Greqi.

Njoftimi i policisë"
Falë bashkëpunimit Polici-Komunitet, policia arreston në flagrancë një shtetas i cili tentoi të vidhte një banesë. Dyshohet se autori ka kryer edhe disa vjedhje të tjera banesash për dokumentimin ligjor të të cilave po punohet.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit: Lefter Meruko, 42 vjeç, banues në Pogradec. (I dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje"

Gjatë mesnatës, te Salla Operative Fier ka njoftuar një qytetar se në fshatin Peshtan, një shtetas ka hyrë në banesën e shtetasit J. Gj, 46 vjeç, aktualisht me banim në Greqi. Pas njoftimit të marrë nga Salla Operative, është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë në ambientet e brendshme të banesës duke vjedhur shtetasi Lefter Meruko.

Ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera në këtë zonë. Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.