FIER - Këshilli i Qarkut të Fierit, ka shkarkuar kryetarin Artur Shehu i cili ishte përfaqësues i Partisë Demokratike dhe ka emëruar në këtë post, Vangjel Ndrekon e Partisë Socialiste. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme nga këshilltarët.

Në këtë mënyrë, PD-ja pasi humbi shumicën në shumë qarqe, e ka humbur edhe në Fier. Këshilltarët e majtë kanë propozuar sot shkarkimin e Shehut dhe emërimin e Ndrekos.
Me shumicë votash nga dita e sotme, kreu i ri i qarkut është Vangjel Ndreko.

Në qarkun Fier, për kreun e këshillit ka ndodhur një përplasje politike që vazhdoi deri në muajin maj.
 
Redaksia online
(kth/ac/shqiptarja.com)