Nga Fieri ku ishte së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, kryeministri Rama theksoi rreziqet që mbartin platformat sociale për fëmijët dhe adoleshentët. Rama nënvizoi se TikTok dhe rrjetet sociale të tjera, nuk janë hapësira demokratike, por biznese që funksionojnë mbi varësinë e përdoruesve. Ato shfrytëzojnë të dhënat personale dhe algoritmet për të krijuar një cikël të pafund konsumimi, duke ndikuar jo vetëm në sjelljen e të rriturve, por sidomos tek fëmijët.
Fëmijët, kur u hiqet telefoni, shfaqin simptoma të ngjashme me të varësisë, shtoi Rama. Ndërsa prindërit shpesh u dorëzohen atyre për të ruajtur një qetësi të përkohshme, por në dëm të edukimit dhe zhvillimit të tyre.
'Dhe ndërkohë me të gjithë ne humanët, platformat bëjnë biznes. Nuk janë hapësira demokratike. Janë biznes. Gjithë futen aty, hyjnë në ato pjesët e tjera jo reklamat, afektohen. Edhe reklamat shfaqen kur je në një moshë të caktuara dhe ke interes për mallra të caktuara. Jemi në kushtet e një kohe kur krijon të njëjtën varësi siç krijojnë drogat. Edhe ju jam i bindur kush nga fëmijët tuaj kanë telefona, kur ja heq telefonin ke të bësh me një person që tjetërsohet. E dini dhe efektin çfarë lloj qetësie fiton ti kur ia lë atë telefon. Duket normale, por është gjëja më anormale kur futesh në një restorant dhe shikon prindër, është një gjë e vogël dy apo tre, ka dhe nga ata në karroca ku i vë i phone para, i heq atë fillon klithma.
Kjo botë është faktikisht një forcë e re. Nuk është më mësuesi-nxënësi-prindi. Është dhe ky tjetri, një hije. Në rastin e fëmijës ajo hija i thotë të gjithë kundrat që i thotë mësuesi apo prindi. Në tiktok nuk ekziston fjala faleminderit, më falni, mirëmëngjes. Nuk janë ato gjëra që thotë mësuesi. Dhe aty marrin një frymëzim tjetër. momentin që i jep fëmijës atë telefonin dhe nuk e kontrollon se është dhe pjesa e kontrollit. Çfarë shikon. Prindërit kur fëmijës i blejnë një telefon i japin një telefon i kanë dhënë një rrugaç për shok. Kaq kështu e shoh unë. Për shkak të detyrës i përdor. Se shmang dot. Kështu e shoh unë telefonin në dorën e fëmijës, adoleshentëve. Si një rrugaç për shok. Njësoj sikur i thua do bëj ca punë, dil tani edhe me atë kryerrugaçin e lagjes bëni një xhiro. E njëjta gjë. Tiktok po ashtu', tha Rama.
Nëse prindërit nuk vendosin kufij dhe nuk kontrollojnë përmbajtjen që fëmijët konsumojnë, telefonat bëhen mjete që fuqizojnë ndikime negative. Varësia ndaj këtyre pajisjeve është krahasuar me atë ndaj drogës, dhe ndikimi i tyre psikologjik dhe social është një sfidë që shoqëria duhet të trajtojë me urgjencë.
Lajmi kryesor: