Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi ekstradohet nga Stambolli! Forcat speciale blindojnë Rinasin

TIRANE - Dritan Rexhepi, një prej shqiptarëve më të kërkuar të krimit në botë, i arrestuar në Stamboll  në 10 nëntor 2023 u ekstradua sot (8 janar 2025) në Tiranë.

Në masa të jashtëzakonshme sigurie, Rexhepi mbërriti në Rinas, për t’u përballur me akuzat për një prej ngjarjeve më të mistershme të viteve të fundit, urdhrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 në Kamzë, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga, kishte vjedhur në Angli, një kontenier me kokainë në pronësi të tij dhe bashkëpunëtorëve. Shqipëria ishte në garë me 3 shtete të tjera për të bindur autoritetet turke për ekstradimin, përfshirë Italinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Ekuadorin, ndërsa dosja me provat e kopsitura të SPAK, me sa duket, mjaftuan që Turqia të ekstradojë 44-vjeçarin. 

I konsideruar si “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi u arrestua më 10 nëntor 2023 me dokumente false kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia, në një vilë luksoze, brenda së cilës u gjetën para dhe bizhuteri. Në Turqi mundi të hyjë përmes aeroportit të Stambollit, ndërsa autoritetet italiane e gjurmuan dhe njoftuan kolegët turk që e ruajtën për disa ditë në vilë dhe pasi u bindën ndërhynë për kapjen e tij.

Por, kush është Dritan Rexhepi?

Kreu i kartelit kriminal “Kompania Bello” të trafikut të kokainës me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë, me në total 14 banda kriminale shqiptare brenda saj. Dritan Rexhepi u kap në vitin 2014 në Ekuador dhe u dënua me 13 vite burg për trafik droge, vuajtjen e së cilit e nisi në Guayaquil dhe Quito. Ai u favorizua me regjimin gjysmë të hapur pasi kreu të paktën dy të pestat e dënimit. Në një vendim të datës 4 nëntor 2021, përmendet se ai ka sjellje shumë të mirë dhe nuk regjistron tentativë arratisjeje.

Rexhepi siguroi se do të jetonte në një apartament jo shumë larg Guayaquilit. Rexhepi mbajti kontakte me autoritetet ekuadoriane deri më 15 janar 2022, por më pas u zhdukur, derisa gati 2 vjet më vonë u arrestua në Stamboll të Turqisë.

Në vendin tonë ai akuzohet si porositës i rrëmbimit të Jan Prengës, trupi i të cilit për herë të fundit u pa brenda ambienteve të kompleksit “Golden” në Shijak në janar 2020. Megjithatë, karrierën kriminale e nisi shumë më herët, në 1998-ën, me vrasjen e 2 policëve në Fushë Krujë, vetëm 19 vjeç. Në 2006-ën, u arrestua në Tiranë me një armë pa leje, ndërsa u arratis nga dhoma e marrjes në pyetje në Durrës, ku ishte dërguar.

Dy vite më vonë u arrestua në Hollandë dhe u ekstradua në Itali, i dënuar për trafik droge. Në 2011-ën u arratis nga burgu i Pavias në Itali me dy shqiptarë të tjerë. Po atë vit u arrestua në Spanjë dhe u ekstradua në Belgjikë, po për trafik droge, ku u arratis për herë të dytë. Në vijim vodhi një bankë në Barcelonë, jetoi në Rotedam dhe më pas ngriti rrjetin e trafikut të kokainës përtej Atlantikut.
 

1736338410_dritanrexhepi.jpg

Foto: Dritan Rexhepi, viti 2025

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
U ekstradua nga Turqia, Report Tv siguron pamjet kur Dritan Rexhepi futet në ambientet e burgut 313 në Tiranë

I shumëkërkuari i drejtësisë Dritan Rexhepi, i njohur gjithashtu si Gramos Rexhepi, është ekstraduar nga Turqia në Shqipëri. Ai mbërriti sot në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie. Report Tv ka siguruar pamjet teksa Rexhepi shoqërohet në ambientet e burgut.

Rexhepi është një nga emrat më të njohur të botës së krimit, i përfshirë në aktivitete të shumta kriminale dhe i lidhur me zhdukjen e Jan Prengës. Arrestimi dhe ekstradimi i tij shënojnë një zhvillim të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare, duke pasur parasysh akuzat e rënda që rëndojnë mbi të.

Pamjet nga momenti i mbërritjes së tij në burg tregojnë sigurinë e lartë dhe prania e forcave speciale, duke nënvizuar rrezikshmërinë e lartë të këtij individi.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 08/01/2025 13:07

    Po mir o z gazetar a ke qen ne seanca gjyqsore se kam qen aty me ju dhe skeni then asnje llaf kur jan ber 3 seanca dhe asnje na ju ska then asnje llaf ne tv tuaja per deshmit qe jan dhen ne sall te gjyqit. Mos i keqinformoni njerzit,se nuk esh fisnike per 1 gazetar

    Përgjigju
  • Olsi: 08/01/2025 12:57

    Po pse nuk lexoni na 1 flet qe personi ka firmos qe min e pare per te ardhur ne shqiperi o gazetar i lodhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur