FIER - Konsumatorët fierakë akuzojnë tregtarët e markatës se i mashtrojnë ata lidhur me peshën e produkteve ushqimore që blejnë. Sipas konsumatorëve mjetet matëse të tregtarëve prej kohësh nuk kontrollohen nga autoritetet përkatëse duke lënë vend në këtë mënyrë për abuzime.

Problematike situata sipas konsumatorëve është në tregun e fruta-perimeve të këtij qyteti, ndërsa ata i bëjnë apel autoritetit të konkurencës të marrë masa për këtë problem.

Ndërkohë tregtarët jashtë kamerave i hedhin poshtë këto akuza, teksa pohojën se aksionet kanë qënë intensive.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)