Fier,kontrolle nga Drejtoria e Fondit
mbyllen 6 farmaci, gjobiten mjekë
Kontrollet e ushtruara nga Drejtoria e Fondit në qarkun e Fierit kanë sjell mbylljen e 6 farmacive, në të cilat janë hasur shkelje. Ndërkohë kontrolleve nuk i kanë i shpëtuar as qendrat shëndetësore, në të cilat është konstatuar se bluzat e bardha abuzojnë me orarin e punës.
Fier - Kontrollet e ushtruara nga Drejtoria e Fondit në qarkun e Fierit kanë sjell mbylljen e 6 farmacive, në të cilat janë hasur shkelje.
Ndërkohë kontrolleve nuk i kanë i shpëtuar as qendrat shëndetësore, në të cilat është konstatuar se bluzat e bardha abuzojnë me orarin e punës, ndërsa shumë prej tyre janë penalizuar me gjoba.
Drejtoria e Fondit në qarkun Fier gjatë kontrolleve të saj në Qendrat Shëndetësore dhe farmacitë e qarkut ka hasur në disa shkelje, ndaj të cilave janë marrë masa penalizuese.
Ndër masat penalizuese të ndërmarra nga drejtoria e fondit ka qenë mbyllja e 6 farmacive, ndërsa drejtoresha e këtij institucioni argumenton edhe arsyet pse u morën këto masa drastike.
“Në disa farmaci mbyllja e kontratës me Fondin ka ndodhur për arsye se nga kontrolli me cikël të mbyllur që ka kryer dhe që ka ushtruar drejtoria jonë, ka rezultuar që në farmaci ekzekutoheshin receta që nuk merreshin nga pacienti në atë farmaci,”- tha Semela Hoxha drejtoresha e Fondit Fier duke shtuar se “Njëkohësisht edhe në dy raste të tjera që janë mbyllur farmacitë, dy farmacitë të cilat janë mbyllur kontratat me fondin kanë ndodhur për shkak se në farmaci nuk janë gjetur farmacisti i lartë me urdhër të farmacistit, por një person tjetër i familjes.”
Kontrolleve nuk u kanë shpëtuar as qendrat shëndetësore, ku kryesisht janë vendosur gjoba ndaj mjekëve dhe infermierëve për mosrespektim të orarit zyrtar të punës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.3%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 2800
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24