FIER- Rritet numri i familjeve që jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike në qarkun e Fierit. Shkak për këtë situatë është bërë kthimi i emigrantëve në vendlindje.

Specialistët në drejtorinë e Sherbimit Social në Fier thonë se ky fakt ka shtuar së tepërmi numrin e aplikuesve në skemën e ndihmës ekonomike.

Ndërkohë nga skema e ndihmës ekonomike mësohet se janë larguar mbi 30 familje që rezultonin se përfitonin shumën në mënyrë abusive, dhe 120 të tjera pasi nuk plotësonin kushtet e përfitimit për mungesë dokumentacioni.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)