FIER - Katër punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV) në Fier janë pezulluar nga detyra pasi kanë bërë shkelje gjatë punës së tyre. Task Forca pranë prokurorisë së Fierit, gjatë hetimeve për ndërtimet pa leje në këtë qark, ka zbuluar edhe abuzimet e bëra nga kryeinspektori dhe tre inspektorë të INUV.
Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Gjykatës së Fierit. Sipas tyre, vendimi është marrë sot pas kërkesës së prokurorisë së këtij qyteti.
“Mbi bazën e kërkesës së Njësisë Task Forcë pranë prokurorisë Fier, Gjykata e Fierit ka vendosur masën “Pezullimin nga detyra”, për shtetasit Mitat Rrapaj me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor, Fier, Roza Ferhataj, Merita Tahiraj, Arben Simaku, me detyrë inspektorë pranë INUV, Fier” thanë burime zyrtare pranë Prokurorisë së Fierit.
Sipas prokurorisë, “masa në ngarkim të tyre, është cakuar në kuadër të hetimit të filluar kryesisht, lidhur me mospermbushjen e rregullt të detyrës funksionale për ushtrimin e kontrollit, evidentimit dhe marrjes së masave administrative ndaj ndërtimeve pa leje në qytetin e Fierit për periudhen janar -shtator 2013”.
E pikërisht si pasojë e moszbatimit të ligjit, në rrethin e Fierit të hetuarit kanë lejuar ndërtimi e rreth 75 objekteve të paligjshme. Prokuroria ka bërë të ditur se, këto ndërtimet janë bërë, “në kundërshtim me kondicionet urbane të parashikuara në ligjin numër 9780 date 16 korrik 2007, “Për inspektimin e ndërtimit” dhe akteve nënligjore në zbatim të tij”.
/Shqiptarja.com

Pjesë nga Kërkesa për Caktimin e Masave Ndaluese,