Zgjedhjet brenda PD-së, Luan Baçi merr drejtimin e demokratëve në Fier

Zgjedhjet brenda PD-së, Luan Baçi merr drejtimin e demokratëve në Fier

Luan Baçi

FIER- Luan Baçi është zgjedhur kryetar i degës së PD në qytetin e Fierit. Pas zgjedhjeve, me 466 votave të anëtarëve të PD, fitues ka rezultuar Luan Baçi, kundrejt 14 votave për Aurora Koroveshin.

Me urdhër të kryetarit Lulzim Basha, degët e PD po vijojnë me procesin e zgjedhjeve brenda në parti. Deri më tani janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar të degëve të PD në Dibër dhe në Sarandë.

Në Sarandë në garë ishin kandidatët Hariz Mema dhe Shpëtim Iljazi. Në procesin e votimit morën pjesë 203 nga 270 delegatë të thirrur në këtë proces. Në përfundim të numërimit të votave fitues ka rezultuar Hariz Mema me 177 vota duke u konfirmuar, ndërsa kandidati Shpëtim Iljazi ka marrë 11 vota dhe 15 vota rezultuan të pavlefshme.

Në rrethin e Dibrës fitues doli Naim Gazidede, vëllai i ish-kreut të SHIK në 1997 Bashkim Gazidede. Në këto zgjedhje sipas parimit një anëtar një votë, morën pjesë rreth 320 votues, ku Naim Gazidede mori 221 vota dhe Ilir Hysa 90 vota, ndërsa 9 vota dolën të pavlefshme. (LEXO KËTU)

Për Durrësin është zgjedhur Ferdinand Xhaferri, ish-ministër i Kulturës dhe ish-kandidat për Bashkinë e Durrësit në 2011 me 222 vota kundrejt 130 që mori kandidati tjetër Sokol Kapidani. (LEXO KËTU)

Ndërsa në Shkodër, zgjedhjet janë pritur me debate të ashpra, deri në grisje të fletëve të votimit. Shkak për debatet, e ashpra ka qënë mungesa e komisionerëve të dy kandidatëve në garë ditën e shtunë ku u mbajtën edhe zgjedhjet për grupseksione. (LEXO KËTU)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?