Zgjedhjet brenda në PD, në Dibër fiton vëllai i ish-kreut të SHIK, Bashkim Gazidede

Zgjedhjet brenda në PD, në Dibër fiton vëllai i ish-kreut të SHIK, Bashkim Gazidede

Naim Gazidede

Pas urdhrit të kryetarit Lulzim Basha, degët e PD po vijojnë me procesin e zgjedhjeve brenda në parti. Ditën e sotme janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar të degëve të PD në Fier, Dibër dhe në Sarandë. Në Sarandë në garë ishin kandidatët Hariz Mema dhe Shpëtim Iljazi. Në procesin e votimit morën pjesë 203 nga 270 delegatë të thirrur në këtë proces. Në përfundim të numërimit të votave fitues ka rezultuar Hariz Mema me 177 vota duke u konfirmuar, ndërsa kandidati Shpëtim Iljazi ka marrë 11 vota dhe 15 vota rezultuan të pavlefshme.

Ndërsa në Fier morën pjesë 665 delegatë të zgjedhur nga grup- seksionet, ndërsa fitues u konfirmua, Luan Baçi i cili është edhe deputet i PD. Ai garoi përballë Aurora Korroveshit. I pyetur nëse është pengesë statutore që kryetari i degës të jetë deputet, Luan Baci u shpreh se “Jam deputet por kjo nuk me pengoi që të kandidoja sërish dhe nuk më ndalon askush, kam katër vjet që drejtoj partine dhe ka dalë me rezultate të mira në zgjedhje me vota edhe pse u manipuluam” tha ai.

Këtë të shtunë u zhvillua gara për kreun e ri të Partisë Demokratike edhe në rrethin e Dibrës, ku fitues doli Naim Gazidede, që është vëllai i ish-kreut të SHIK në 1997 Bashkim Gazidede. Në këto zgjedhje sipas parimit një anëtar një votë, morën pjesë rreth 320 votues, ku Naim Gazidede mori 221 vota dhe Ilir Hysa 90 vota, ndërsa 9 vota dolën të pavlefshme.

Mbarëvajtjen e zgjedhjeve në këtë rreth e ndoqi nga afër i deleguari i PD nga Tirana, Kreshnik Çollaku i cili tha se beteja e secilit tashmë është e madhe, pasi sipas tij vendi po jeton një moment shumë të vështirë. Të dielën do të mbahen zgjedhjet për kreun e demokratëve të Bulqizës mes kandidatëve Dëfrim Fiku e Xhelal Mera.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta