Fier, luhatja e temperaturave
fluks fëmijësh në pediatri

Fier, luhatja e temperaturave<br />fluks fëmijësh në pediatri
FIER - Fluks në pediatrinë e Fierit si pasojë e luhatjes së temperaturave gjatë ditëve të fundit.
 
Mjekët e këtij spitali bëjnë apel që të rritet numri i specialistëve në këtë pavion, pasi mjekët aktuale nuk e përballojnë dot fluksin e të sëmurëve.
 
Ulja e temperaturave ka shkaktuar një fluks fëmijësh në pediatrinë e spitalit të Fierit. Sipas mjekëve brenda 24 orëve, rreth 100 fëmijë i nënshtrohen vizitave, ndërsa rreth 20 prej tyre shtrohen në pavion. 
 
Mjeku Dhimitër Dhamo ngre edhe shqetëismin se ky fluks nuk mund të përballohet me personelin aktual që ka në spital, ndaj bën apel për shtimin e numrit të mjekëve në pavion.
 
Mjekët u bëjnë thirrje prindërve të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe me fëmiëjt e tyre dhe të drejtohen tek mjeku në rast se ndeshin simptomat dhe viruset.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor: Fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë, vota e diapsorës historike! Debati për listat? Nuk është tagri im