FIER - Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një personi, ndërsa është plagosur një person tjetër në aksin rrugor Fier-Seman sot në mbrëmje.

Shtetasi Estref Mernica, teksa udhetonte me automjetin me targa AA 989 EL, ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës kryesore.

Sipas burimeve policore, shtetasi Estref Mernica, i cili ishte efektiv i zjarrfikëses së Fierit, ka gjetur vdekjen, ndërsa është plagosur shtetasi tjetër A. Mehmeti, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

aksident
(Foto: Makina e aksidentuar)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)