FIER- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme në vendin e quajtur rrethi Libofshë.

Një motoçikletë është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi Viktor Bushi 68 vjeç nga Libofsha e Fierit.

Mësohet se viktima udhëtonte me motoçokletë bashkë më djalin e tij i cili ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet e aksidentit.


Redaksia online
(d.d/shqiptarja.com)