FIER - Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor që u regjistrua pasditen e së enjtes në aksin Fier-Levan.

Një mjet tip audi me targa AA 006 GV që udhëtonte në drejtim të Fierit në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka përplasur një motorçikletë në të cilën udhëtonin dy persona, ndërsa më pas është përplasur me nje tjetër mjet.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit, Lavdosh Lala, 45 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa ka mbetur i plasgosur edhe shtetasi, Besnik Gjojdeshi, i cili është dërguar në spitalin e Fierit.

Blutë e Fierit kanë mbërritur në vëndngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa kanë shoqëruar edhe drejtuesin e mjetit që e shkaktoi atë.

aksident ne fier me logo
(Në foto: Motori i aksidentuar në aksin Fier-Levan)

aksident ne fier me logo


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)