FIER - Një tjetër arrestim në flagrancë për posedim dhe trafikim objektesh antike.

Policia e Fierit ka arrestuar sot rreth orës 10:00 paradite shtetasin Lefter Musa Sulaj, 41 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi nga kontrolli i ushtruar nga strukturat e policisë në banesë iu gjetën e sekuestruan 13 objekte antike.

Sipas njoftimit të policisë, këto objekte janë pjesë e fondit të trashëgimisë kulturore, të dyshuara të vjedhura në zonën arkeologjike Gurëzezë, Cakran, Bylis e Hekal, Mallakastër, të cilat mbaheshin me qëllim trafikimi.

Ndërkohë tri ditë më parë në Tiranë policia zbuloi një thesar prej 1077 veprash arti me vlerë kombëtare, të cilat u sekuestruan në banesën e Gjergji Thimos, Arben Spahos dhe Artan Koçiut, të cilët u arrestuan. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)