FIER- Trupi i pajetë i 20 vjecarit, Dritan Shametaj, i mbytur pasditen e djeshme në ujrat e lumit Vjosë në Buzëmadhe të Fierit ende nuk është gjetur.

Familjarët e viktimës përmes medias i kanë bërë apel policisë së shtetit të sjellë polumbarët, të cilët kanë mbërritur vetëm sot rreth orës 11:45.

Xhaxhai i viktimës, Edmond Shametaj, në një lidhje telefonike për A1 Report rrefen se gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm kanë bërë kërkime me të afërmit por s'kanë mundur ta gjejnë trupin e të riut. 

Ngjarja

Dje një 20 vjeçar nga Buzwmadhazi mbytet teksa lahej me babain e tij në lumin Vjosë. Mësohet se, Dritan Shametaj, dhe babai i tij nga fshati Buzëmadh dhe kishin shkuar për të kaluar një ditë së bashku por fati duket se nuk ka qënë me ta.Rrjedha e ujit e fortë e ka marrë me vete të riun trupi i të cilit nuk është gjetur ende.
 






Një 20 vjeçar është mbytur ditën e sotme në lumin Vjosë teksa lahej me babain, pasi e ka marrë rrjedha e ujit. Mësohet se Dritan Shametaj dhe babai i tij ishin nga fshati Buzëmadh dhe kishin shkuar për të kaluar një ditë së bashku por fati duket se nuk ka qënë me ta.

Rrjedha e ujit e fortë e ka marrë me vete të riun trupi i të cilit nuk është gjetur ende ndërkohë që kërkimet vazhdojnë.


Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)