Fier, Meta prezanton sloganin e
LSI për zgjedhjet e 18 qershorit

Fier, Meta prezanton sloganin e<br />LSI për zgjedhjet e 18 qershorit
Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një takimi me gratë në Fier ka prezantuar sloganin e LSI për zgjedhjet e ardhshme.

“Një shans për të gjithë” është ky thelbi i politikës së kësaj force politike në zgjedhjet e qershorit, ku sipas Metës një rol kryesor do të ketë gruaja.

“Ne kemi një slogan që është thelbi i politikës sonë, një shans për të gjithë. Por ka një dallim t’i japësh një shans një gruaje dhe t’i japësh një shans një burri. Sepse kur i jep një shans një gruaje, ky është një shans i trefishtë: është për gruan, është për fëmijët, është edhe për burrin, pra për familjen”,  u shpreh Meta.

Në këtë takim morën pjesë Kryetarja e LGI-së,  Klajda Gjosha, Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, deputeti i LSI-së, Robert Bitri, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e LSI-së, Erisa Xhixho.

Në fjalën e saj Xhixho theksoi se beson te kapaciteti i grave më menaxhim dhe te shanset që i duhen dhënë grave për të qenë pjesë e ekonomisë.

 “Ne besojmë fort te kapaciteti juaj për të drejtuar për të menaxhuar, ashtu siç menaxhoni familjen tuaj të vogël, dhe me aq kujdes, ashtu ne duam që të kujdesemi akomë më shumë edhe për të gjithë Fierin dhe për gjithë zhvillimin ekonomik të Fierit. Sepse ne besojmë shumë që shansi i duhet dhënë gruas për të qenë jo vetëm pjesë e vendimarrjes, por pjesë e ekonomisë reale të vendit dhe sidomos të Qakut Fier”,  tha Xhixho.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit