Miu i arave prej kohësh është kthyer në një mankth për fermerët e rrethit të Fierit, teksa dëmet që ka shkaktuar deri më tani kanë qënë të konsiderueshme. Janë rreth 2000 hektarë tokë bujqësore më të mbjella në fshatrat e komunave Mbrostar, Libofshe e Levan që po përballen me pasojat e këtij brejtësi.

Miu i arave ka dëmtuar kryesisht të mbjellat e jonxhës, ndërsa Drejtoria e Bujqësisë në qytetin e Fierit është vënë në dijeni të këtij problemi. Sipas ekspertëve të bujqësisë po merren masat për verifikimin e dëmve të këtij brejtësi dhe njoftohet Ministria e Bujqësisë për marrjen e masave konkrete.

Fermerët fierake pohojnë se dëmet e miut të arave kanë qënë të konsiderueshme këtë periudhe në raport me vitet paraardhësë.

Prej kohësh miu i arave është kthyer në një mankth për fermerët në rrethit të Fierit, teksa ka shkaktuar dëmë të konsiderushme në të mbjella. Ekspertët e bujqësisë në rrethin e Fierit pohojnë së janë dijeni të problemit dhe po merren masat e nevojshme për zbtutjen e dëmve që shkakton ky brejtës.
 


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)