FIER- Prej kohësh mjekët në spitalin rajonl të Fierit janë vënë në qëndër të akuzave për braktisjen e orarit të punës.
 
Këto akuza kanë vënë në lëvizje stafin drejtues të këtij institucioni, ndërsa drejtori i këtij spitali Ervin Llakatuara në një prononcim për mediat shprehet se, ka nisur një hetim për këtë çështje, dhe sakaq thekson se për çdo shkelje do ketë masa ndëshkimore.
 
Ankesat e pacienteve lidhen gjithashtu edhe me mungesë të theksuar të medikamenteve kryesisht në qendrat mjekësore në zonat rurale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)