FIER- Ndonëse është inauguruar para dy vitesh, aksi rrugor Fier-Marinzë sot është në gjendje tërësisht të amortizuar.

Rruga që lidh jo vetëm Fierin me disa komuna, por edhe me rrethin e Beratit e më gjerë është kthyer në një gangrenë për drejtuesit e mjeteve.

Ata ankohen se shkak për shkatërrimin e rrugës janë bërë lëvizjet e mjeteve të tonazhit të rëndë të kompanisë naftënxjerrëse “Bankers Petrolium”. Ata lëvizin në çdo orë të ditës për të depozituar naftë bruto nga puset e Marinzës, Belia, etj.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë të merren masa, pasi amortizimi i rrugës krijon probleme të shumta edhe tek automjetet e tyre.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)