Fier, mungesa e likuiditeteve
financiare ul investimet publike

Fier, mungesa e likuiditeteve<br />financiare ul investimet publike
FIER- Pas zgjedhjeve të 23 qershorit ritmet e investimeve publike në qarkun e Fierit kanë ardhur duke u ulur. Disa investime të rëndësishme në infrastrukturën rrugore, si dhe ndërtimin e ujësjellësave dhe objekteve arsimore, shëndetësore, etj; janë ndalur apo vazhdojnë me rritme tepër të ulëta.
 
Rruga 22 km i gjatë që do të lidhë Fierin me Lushnjën dhe Vlorën ka ndalur punën prej më shumë se dy muajsh, pasi makineritë janë të fikura dhe nuk kanë punuar prej momentit të inagurimit, ndërkohë që të njëjtin fat ka pasur edhe aksi rrugor Fier-Roskovec, që është pjesë e aksit Fier-Berat.
 
Për kreun e Dhomës së Tregëtisë Fier, Shezai Çobo, kjo situatë shpjegohet me mungesën e likuiditeteve financiare për kompanitë e ndërtimit nga shteti, si dhe frikën e vetë kompanive për të vazhduar këto investime pa pasur garanci në likuidimet financiare.
 
Për Dhomën e Tregëtisë në Fier kjo situatë është tepër e vështirë për biznesin dhe komunitetin e këtij qarku.
 
Nga njëra anë biznesi ndjehet i kërcënuar nga vonesat e gjata të financimeve për projektet, dhe nga ana tjetër komuniteti dhe taksapaguesit presin frytet e investimeve.
 
Sipas Çobos, si firmat zbatuese të punimeve, ashtu edhe shteti, duhet të respektojnë afatet dhe procedurat ligjore në punime, si dhe likujdimin e financimeve.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca