Fier, nëna 24-vjeçare sjell në
jetë trinjaket, apel për ndihmë

Fier, nëna 24-vjeçare sjell në<br />jetë trinjaket, apel për ndihmë
FIER- Do duhet të ishte nëna më e lumtur me trinjaket e saj, por në fakt për 24-vjeçaren Fionolda Kaptelli nga Fieri ardhja në jetë e 3 vajzave të saj është kthyer në sfidë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe pamundësisë për t’i ushqyer.
 
Këto tre vajza 24-vjeçarja i ka sjellë në jetë një muaj më parë dhe që prej asaj kohe ajo vazhdon t’i mbajë vajzat në maternitetin e Fierit, pasi në shtëpinë e saj nuk ka me se t’i mbajë.
 
Nëna thotë se bashkë me bashkëshortin dhe një djalë mbi 1 vjeç jetojnë mes vështirësive ekonomike me vetëm 14 mijë lekë ndihmë sociale.
 
Ardhja në jetë e trinjakeve të saj përpos gëzimit në familje, ka krijuar edhe vështirësi ekonomike, ndaj ajo bën apel për ndihmë.
 
Aktualisht kjo familje jeton në zonën e Darzezës në Fier dhe pamundësitë financiare kanë detyruar nënën e tre vajzave Ami, Ajma dhe Alesia t’i kërkojë ndihmë pushtetit vendor për një mbështetje ekonomike, me qëllim ushyqerjen e tyre si çdo foshnjë tjetër.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë