TIRANË - Një ditë pas publikimit të listës së policisë, me 742 emrat e personave të shumë kërkuar është arrestuar njëri prej tyre.

Policia e Fierit ka bërë të ditur se, sot ka vënë në pranga Aliosha (Aleks) Gjonaj, 47 vjeç, pasi ka qenë në kërkim për vrasjen e një persona.

Gjonaj nga Levani i Fierit, ishte dënuar nga gjykata e Vlorës me 25 vite burg, pasi akuzohet se në Vlorë në vitin 2002, ka qëlluar duke vrarë Shkëlqim Halilin.

Që nga data e vrasjes, 5 nëntor i vitit 2002, ai ishte në kërkim për tu arrestuar ditën e sotme.

Mësohet se në këtë datë, Gjonaj ka vrarë me kallashnikov në sheshin “Isa Boletini”, duke i marrë jetën vlonjatit Shkëlqim Halili.
 
Aliosha (Aleks) Gjonaj
(Në foto: Aliosha (Aleks) Gjonaj)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)