FIER- Ndërtesa me vlerë historike në qytetin e Fierit po gllabërohen nga harresa dhe nga ndërtimet e reja. Janë shumë objekte që i përkasin viteve 1930, të cilat po shemben herë pas here dhe në vend të tyre po ngrihen pallate të reja shumëkatësh.
Ndërkohë që shumë ndërtesa të tjera prej kohësh po presin që dikush të vërë dorë në to e të restaurohen, gjë e cila edhe pse është premtuar disa herë nga bashkia deri tani nuk është realizuar kurrë.
Sipas historianit Ilirjan Gjika ato vlejnë më shumë se gjithçka në historinë e këtij qyteti dhe për të shpëtuar këto objekte me vlera duhet të ndërhyjë pushteti vendor.
Edhe pse këto ndërtesa kanë vlera historike, kulturore dhe ruajnë traditën e një qyteti, bashkia nuk ka bërë asgjë që t’i ruajë si gjëra me vlerë. Të vetmet ndërtesa të cilat kanë mundur të rezistojnë janë ato që vetë pronarët i kanë restauruar.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com