FIER- Një 29-vjeçar banues në Fier është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
 
Klodjan.K ka ngacmuar seksualisht të miturën 16-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vepra të turpshme" parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal.

Njoftimi i Policisë

Fier! *Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua shtetasi:

Klodjan P., 29 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 16 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vepra të turpshme" parashikuar nga Neni 108/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com