FIER - Në fshatin Qarr në Fierit ka nisur groposja e bagëtive të ngordhura pas përmbytjeve masive që përfshinë disa fshatra të këtij rrethi gjatë ditëve të fundit.
Mbledhja dhe groposja e bagëtive të ngordhura po kryhet pranë një stalle në fshatin Qarr, ndërsa duke monitoruar procesin e punës janë ekspertë të fushës.
Gjithashtu mësohet se ka nisur në disa vende edhe dezinfektimi i tokave bujqësore.
Burime paraprake bëjnë me dije së në qarkun e Fierit kanë ngordhur rreth 1430 dele, 15 krerë lopë, 14 mijë pula dhe 300 derra.
Ky bilanc dëmesh është paraprak, ndërsa mësohet se mund të pësoje rritje pasi uji të tërhiqet nga tokat e përmbytura.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO