Fier: Nis puna për rikonstruksionin e Bulevardit “Jakov Xoxa”
Fier, 6 Gusht/ATSH-Rr.Isufaj/- Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, përmes një konference shtypi, bëri të ditur nisjen e punimeve për zbatimin e projektit për rikonstruksionin e bulevardit “Jakov Xoxa”. Ky projekt që kap vlerën financiare rreth 204 205 812 lekë dhe që financohet nga qeveria shqiptare është një nga projektet më të mëdha […]
Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj, përmes një konference shtypi, bëri të ditur nisjen e punimeve për zbatimin e projektit për rikonstruksionin e bulevardit "Jakov Xoxa".
Ky projekt që kap vlerën financiare rreth 204 205 812 lekë dhe që financohet nga qeveria shqiptare është një nga projektet më të mëdha në fushën e planifikimit urban dhe synon krijimin e një ambienti dhe infrastrukture moderne, duke i dhënë pjesës veriore të qytetit fytyrën bashkëkohore.
Puna ka nisur që në orët e para të mëngjesit me spostimin e linjave kabllore dhe prerjen e pemëve. Kompania zbatuese po punon me ritme të shpejta me qëllim përfundimin e kësaj pedonaleje, punime të cilat janë planifikuar për një afat kohor 6 mujor.
"Ky projekt synon në disa drejtime kryesore, ku përfshihet jo vetëm përsosja e infrastrukturës, por edhe ana funksionale, ajo estetike, përmirësimi i qarkullimit dhe mbrojtja mjedisore", tha Zeqaj.Sipas tij, projekti do të zgjidhë përfundimisht problemin e shtrirjes së kabujve, të cilët vareshin si rrjetë merimange mbi qytet, nëpërmjet sistemimit të nëndheshëm. Ai do të kufizojë lëvizjen e mjeteve motorrike dhe do të ndërtohet një korsi për kalimin e biçikletave. Fasadat e ndërtesave jo vetëm do të suvatohen e lyhen sipas një plani, por në to do të përshtaten edhe vepra të artit pamor duke e shndërruar këtë peisazhin pranë kësaj shëtitoreje në një vlerë sa kulturore aq dhe relaksuese.
"Do të jetë një bulevard model jo vetëm për qytetin e Fierit, por më gjerë" , u shpreh Zeqaj.Bulevardi "Jakov Xoxa" është një nga shëtitoret themeluese të qytetit. Tashmë, pas përfundimit të tij, qytetarët e Fierit do të shijojnë më shumë dhe në mënyrë më të qytetëruar nëpërmjet xhirove të mbrëmjes ajrin, frymëmarrjen bukuritë e qytetit./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3328
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02
-
Funksionari i Hamas tregon për Reuters: Ja pse po hezitojmë për marrëveshjen me Izraelin
14 Janar, 20:20