FIER- Një muaj nga dita e zgjedhjeve të 23 qershorit, në Fier ka nisur edhe fushata e faljeve fiskale. Kështu në Drejtorinë Rajonale të Shfrytëzimit të Automjeteve ka nisur falja e taksave të prapambetura, si dhe përgjysmimi i detyrimeve të tjera. Lidhur me këtë nismë, drejtori i institucionit të Shfrytëzimit të Mjeteve në Fier, Luan Baci shprehet se drejtuesit e mjeteve duhet të nxitojnë të përfitojnë nga kjo amnisti, pasi zgjat deri në 30 qershor.
Ai mohon faktin se kjo nismë po kryhet në kuadër të fushatës elektorale, ndërsa për këtë lehtësi fiskale përflitet prej 4 vitesh.
Rritja e taksave për automjetet e vjetra u vendos pak kohë më parë me idenë e mbrojtjes së mjedisit nga ndotja që ato sjellin. Më pas, u vendos përgjysmimi i tyre për t’i dhënë mundësinë e përdorimit të një makine edhe një familjeje me të ardhura normale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com