Fier, nxënësit rom s’pajisen me libra
u mungojnë certifikatat familjare

Fier, nxënësit rom s’pajisen me libra<br />u mungojnë certifikatat familjare
Edukimi dhe afrimi i fëmijëve të komunitetit rom pranë shkollave vijon të mbetet një sfidë për sistemin arsimor në vendin tonë. Pengesat për të realizuar këtë çështje vijnë jo vetëm nga ana e komunitetit rom, por edhe nga institucionet e arsimit. 

Në Fier, dhjetëra nxënës romë të shkollës 9-vjecare “100-Vjetori i Pavarësisë" në fshatin Zhupan nuk kanë libra, ndërsa ka pasur një numër të lartë regjistrimesh të fëmijëve romë në klasën e parë. 

“Libra nuk kam marrë, vetëm matematikën”, thotë një nxënës, ndërsa një tjetër sqaron se “Ne nuk kemi marrë libra. Nuk kemi marrë sepse do mbledhim të gjithë çertifikatat dhe pastaj do t’i marrim të gjithë”.

Sakaq drejtoresha e shkollës, Mirela Pashollari thotë se shpërndarësit nuk kanë sjellë librat, por një pengesë për këta nxënës është bërë dhe mos regjistrimi në gjendjen civile.  Sipas saj, nga 70 nxënës, 43 prej tyre janë pajisur me libra, ndërsa pjesa tjetër ende jo, pasi mungojnë librat si edhe çertifikatat familjare të nxënësve.
 
E njëjta problematikë ngrihet edhe nga komuniteti rom në Fushë-Krujë. 

 “ Nuk dimë as të lexojmë dhe as të shkruajmë”, shprehet një nxënës.
 
Ndërsa një prind thotë se fëmijët e tyre rrijnë gjithë ditën në klasë e nuk dinë të shkruajnë as emrin e vet.

Redaksia online
(U.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas