TIRANË - Ka përfunduar faza e parë e procesit të përditësimit të adresave në qytetin e Fierit, ajo e azhornimit të hartës së qytetit.
Punonjës të bashkisë, të trajnuar, nën mbikqyrjen e kryetarëve të rajoneve dhe inxhinierëve, që nga data 1 shtator kanë nisur punën në terren në të 19 lagjet e qytetit.
Aktualisht ka përfunduar faza e parë e këtij procesi, ndërsa vazhdon puna për përpunimin dhe hedhjen të dhënave nga terreni në Web GIS.
Së shpejti pritet të fillojë plotësimi i formularëve të vetëdeklarimit.
Në përfundim të këtij procesi qyteti i Fierit do të ketë një sistem të saktë, real dhe të plotë të adresave që do t'u shërbejë të gjithëve./ATSH/