Një dasmë për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në fshatin Radostinë të Fierit, pasi një grup të ftuarish janë përplasur me mjete therëse me njëri-tjetrin duke lënë 3 persona të plagosur. Të plagosur kanë mbetur babë e bir, Lavdrim dhe Albert Sula, si dhe daja Gëzim Nuredini.
Sipas policisë së Fierit, më datën 17.08.2016, në orën 17:20 , në fshatin Radostinë, në lokalin e D.F ku po zhvillohej një ceremoni martese, A. Bajrami, 21 vjeç dhe K.Pashko, 33 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës Lavderim Sulën 54 vjeç, Albert Sulën 19 vjeç dhe Gezim Nuredini 25 vjeç, të tre banues në Radostinë.
Policia ka ndaluar autorët e plagosjes, ndërsa shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen rrathanat e sakta të ngjarjes, por policia po punon për sqarimin e plotë të saj.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com