Ka rezultuar tragjik mëngjesi i sotëm për një të re nga Fieri, e cila ka humbur jetën në një aksident rrugor. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Patos-Fier, ku ka mbetur viktimë një shtetase rreth 23 vjeçe, që ishte pasagjere në makinë.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë dhe shoferi i mjetit tip "Benz", 27-vjeçari Taulant Ershani. Ndërkohë, është zbardhur emri i viktimës, ku mësohet se është e reja Maltjana Hënaj, 23 vjeçe, banuese në Orikum, Vlorë.

Vendi ku ndodhi aksidenti
/Shqiptarja.com

Njoftimi i policisë:
Në datën 02.11.2017, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos– Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal mjeti tip "Benz" me targa AA 551 OB.
Si pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi T.E, 27 vjeç, banues në Patos dhe ka gjetur vdekjen pasagjerja ende e paidentifikuar rreth 23 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.
Vendi ku ndodhi aksidenti
d.c./shqiptarja.com

VIDEO