FIER- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Aleksandër Sterjo po kthehej nga një dasmë së bashku me familjen e tij në momentin kur mjeti me të cilin udhëtonin është aksidentuar me një makinë tjetër. Sterjo ndodhej në vendin e pasagjerit, ndërkohë që bashkë me të ndodheshin edhe 3 persona të tjerë të cilët kanë pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Automjeti tip “Audi” me targa FR 2581 D drejtohej nga Andon Sterjo, ndërsa mësohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar. Si pasojë makina u përplas me një tjetër automjet, e më pas doli nga rruga.

Mësohet se kjo familje nga Patosi po kthehej nga një dasmë, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm.
 
E ndërsa aksidenti kishte ndodhur, një mjet tjetër i cili vinte me shpejtësi, pikërisht në këtë vend ka frenuar fort dhe pas një rrotullimi ka rënë në një kanal afër rrugës.
 
Fatmirësisht nuk ka patur të plagosur. Ndërsa Policia e ka klasifikuar aksidentin “me pasojë vdekje nga parakalimi i gabuari drejtuesit të mjetit dhe shpejtësia”.
 
Ndërkaq, forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje po punojë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti rrugor.

fier aksident me logo
fier aksident me logo
fier aksident me logo
(Në foto: Aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier) Foto të tjera


Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)