FIER- Bregdeti magjik i Jonit, bukuria e rivierës Shqiptare dhe vlerat arkitekturore të qyteteve të jugut, kanë qenë frymëzimi i piktorit Vlonjat, Edmond Pojani, në veprat e tij. Punimet e piktorit Pojani u ekspozuan mbrëmjen e djeshme në Galerinë e Arteve në qytetin e Fierit.
Dhjetëra artdashës, intelektualë, drejtues të bashkisë dhe drejtorisë së artit dhe kulturës së këtij qyteti morën pjesë në ceremoninë e përurimit të kësaj ekspozite personale, ndërsa drejtori i Galerisë së Arteve, piktori i njohur, Pandi Lena, vlerësoi këtë ekspozitë.
Vetë piktori në fjalën e tij u shpreh se ndihej i privilegjuar, por edhe i befasuar nga mikpritja e artdashësve fierakë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com