Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaraitin e Policisë Fier, komunikuan se pas një pune hetimore arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Enea Hajderasi, 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier.
2.L.M, 19 vjeçe, banuese në Fier.
Në datën 30.01.2018, rreth orës 15:45, shtetasi Enea Hajderasi, në banesën e tij ka plagosur nga pakujdesia me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj, 19 vjeç.Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Enea Hajderasi dhe të fejuarës së tij, shtetases L.M u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoletë të markave "Miniblov" dhe "Zastava", një krehër me 9 fishekë model 57, 65 copë fishekë model 56 si edhe 1 gëzhojë pistolete.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" e kryer në bashkëpunim dhe "Plagosje e lehtë nga pakujdesia" parashikuar nga Nenet 287e25 dhe 92 të Kodit Penal.
Redaksia Online
S.K./ Shqiptarja.com









