Fier, 5 Korrik/ATSH-Rr.Isufaj/- Sektori kundër Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier ka proceduar sot penalisht 51-vjecarin me inicialet Sh.B, banues në qytetin e Fierit, nën akuzën e falsifikimit të vulave, stampave e dokumentave.
"Ai ka pajisur me dokumentacion për qëllim përfitimi emigrante të ndryshëm, duke përdorur vula të falsifikuara të një personi juridik", theksuan burimet zyrtare të policisë lokale.
Gjithashtu, në "rrjetën" e policisë ka rënë edhe 45-vjecari Bardhyl Sheka, për të cilin gjykata kishte dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim (1,5 kg heroinë). Në momentin e ndalimit, atij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë e tipit TT. /a.ke/
/Shqiptarja.com