Popullsia drejt tkurrjes dhe plakjes në Fier e Mallakastër. Numri i lindjeve sa vjen e bie në këtë qark, duke bërë që popullsie e kësaj zone të shkojë drejt plakjes.
Shifrat e lindjeve po reflektohen çdo ditë e më shumë, ç’ka ka bërë që në një muaj dikur kishte 400 lindje ndërsa sot ka vetëm 100 të tilla.
Në pesë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 500 lindje, krahasuar me një vit më par me të njëjtën periudhe numri i lindjeve ka rënë nga 15 -20% lindje me pak. Ndërkohë që në 25 vite të demokracisë ky tregues shkon në gati 80% me i ulet. Në vitet 1990-1995 regjistroheshin 4500 -5000 lindje ne vit
Sipas mjekut obstetër, në maternitetin Fier, reduktimi i numrit të lindjeve thellohet çdo vit. Në këto shifra një ndikim shumë të madh ka pasur edhe gjendja ekonomike, ku shumë të rinj kanë zgjedhur emigracionin për pasojë është ulur numri i lindjeve, por edhe familjet që jetojnë këtu e kanë ulur në maksimum lindshmërinë e fëmijëve.
"Për vitin 2017 ne kemi një rënie drastike të numrit të lindjeve. Arsyet janë nga më të ndryshmet. Për këtë vit, ne kemi rreth 500 lindje. Po ta krahasojmë me vitin 1990-1994 kemi pasur rreth 400 lindje, ndërsa tani kemi 100, po ta krahasojmë me dy vite më parë kemi pasur 160-170 lindje e ndërsa kemi arritur në 100. Nëse lindshmëria do të qëndrojë në këtë nivel që është sot, atëherë shumë shpejt do të kemi një plakje të popullsisë”, shprehet mjeku obstetër.
Plakja e popullsisë është e pashmangshme, gjë që do të do të jap impakt shumë të shpejt në vitet që pasojnë.
/Shqiptarja.com

VIDEO