FIER- Një krim brenda familjes është parandaluar nga policia e Fierit. Efektivët kanë ndërhyrë gjatë një konflikti në familjen Kapo në fshatin Jagodin. Kryefamiljari i kësaj familje, Aleksandër Kapo u arrestua në flagrancë të cilit iu gjend dhe iu sekuestrua një automatik kallashnikov model 56 me një kreherë me 17 fishekë.
Gjatë aksioni të policisë kryefamiljari dhe bashkëshortja e tij, E.Kapo, ishin përfshirë nga një konflikt të cilin policia e përshkruan të “mprehtë”. Mbi të rë rëndojnë veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier ka mbledhur të gjitha materialet dhe po vijon procedurat ligjorë për veprat penale të sipërpërmendura.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com