Dy zyrtarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Fier janë arrestuar nga policia. Pas hetimeve dyshohet se Aleksandër Myrtaj (kryeregjistrues deri në shtator 2014) dhe Kastriot Rakipaj (topograf) dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv….” dhe “Korrupsioni aktiv.
Nga hetimet e nisura në Maj të 2014, ka dyshime se këta persona kanë kryer veprime korruptive në procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, rifreskimit në kartelat e pasurive dhe pasqyrimet e ndryshimeve në lidhje me to. Rezulton gjithashtu se aktet korruptive shtetasi Aleksander Myrtaj i kryente kryesisht në ambjentet e zyrës ku ushtron detyrën.
Nga veprimet hetimore, kanë rezultuar veprime korruptive (dhënie parash në zarf) kryeregjistruesit Aleksandër Myrtaj, nga ana e personave të ndryshëm, përfshirë edhe shtetasi Kastriot Rakipaj (topograf).
Të pyetur lidhur me këto veprime, personat nën hetim janë përpjekur t’i justifikojnë si shuma parash të dhëna për borxh, ushqim apo karburant. Por, këto deklarime, gjatë pyetjeve nga organi i Prokurorisë, kanë rezultuar në kundërthënie edhe me njëri - tjetrin.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com