Prej disa ditësh në qytetin e Fierit mungon uji i pijshëm.
Banorët thonë për Report Tv, se uji vjen vetëm në mëngjes dhe më pas rikthehet në orët e vona të pasdites.
Ndërkohë edhe pompat e ujit që kanë instaluar banorët nuk sjellin ujë në rubinetet e çezmave.
Situata shfaqet e rënduar në disa lagje të Fierit, si lagjia “Kryengritja e Fierit”, “29 Nëntori”, “15 Tertori” dhe “8 Shkurti”, ku banorët shprehen se situata është e padurueshme dhe nuk po jepet asnjë përgjigje nga drejtoria e ujësjellësit edhe pse paguajnë çdo detyrim.
Sipas asaj që raporton korrespodenti i Report TV në Fier, Kristaq Thano, banorët e pallateve në qendër të qytetit dhe në periferi, të cilët jetojnë në katet e larta të pallateve, kanë pothuajse një javë pa ujë.
Nga ana tjetër, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Fier, e justifikon këtë mungesë me reduktimin e rezervave hidrike.
Rreth një vit më parë që qytetin e Fierit janë investuar rreth 4 milionë euro për instalimin e rrjetit të brendshëm të qytetit, ndërkohë që sot, qyteti vazhdon të vuaj mungesën e ujit.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com