Fier, prisnin dru pa leje në Parkun e
Divjakës, policia ndalon 3 persona

Fier, prisnin dru pa leje në Parkun e<br />Divjakës, policia ndalon 3 persona
FIER- Prerja e paligjshme e pyjeve ka çuar në pranga edhe tre persona të tjerë gjatë ditës së sotme në Fier. Në kuadër të masave për vënien para përgjegjësisë së personave që dëmtojnë pyjet, është bërë arrestimi në flagrancë i tre personave nga policia e Fierit në bashkëpunim me policinë e Lushnjës.

Ata janë, Melaim Sina, Ledio Muça dhe Zenun Muëa banues në fshatin Cerm sector, Lushnjë.

Arrestimi i ketyre personave është bërë për veprën penale të “prerjes së pyjeve”, pasi janë kapur në flagrancë duke prerë dru në Parkun Kombëtar të Divjakës. Tre shtetastve iu bllokua një zetor me dru dhe prova të tjera materjale.

Pas ndalimit, dosjet i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit për hetime të tjera.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?