FIER-Paratë e një firme që tregton pajisje elektronike në Fier ka rënë pre e grabitësve paraditen e sotme në qendër të këtij qyteti. Rreth orës 10:45 të paradites dy persona u kanë bërë pritë shoqëruesve të parave dhe i kanë sulmuar. Si pasojë ata kanë rrëmbyer çantën me para dhe janë larguar me shpejtësi.
Shqiptarja.com mëson se bëhet fjalë për një shumë të madhe parash, plot 20 milionë lekë të vjetra.
Nga burimet në vendngjarje, mëson se paratë e firmës së elektro-shtëpiakeve po dërgoheshin për depozitim në Bankë nga menaxheri e nje person i dytë.
"Më datën 19.12.2016, rreth orës 10:45, në lagjen "Apollonia", në afërsi të shkollës "Dertliu", dy persona të paidentifikuar, i kanë marrë nga dora çantën menaxherit të firmes dhe janë larguar me shpejtësi. Dyshohet se në çantë kishte rreth 2 milion lekë. Policia po punon për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes", shprehet ne nje njoftim zyrtar Policia e Fierit.
Shqiptarja.com mëson se menaxheri dhe shoku i tij ishin rreth 30 m larg bankës kur në këtë moment i janë afruar dy persona dhe i kanë rrëmbyer çantën duke u larguar me shpejtësi. Personat nuk kan qenë të maskuar ndaj burime nga policia bëjnë me dije se identifikimi i tyre do të ndodhë shpejt, si rrjedhojë dhe kapja e tyre.
Dyshohet se grabitësit kanë ndjekur veprimet e menaxherit.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO